loading...
   
 
  Akide

Emri "ALLAH"
 

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është vetëm një Allah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që Allahu është planifikues i pavarur.” (Nisa, 171)
Po ashtu fjala e Allahut: “Allahu, s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” (Bekare, 255)
Emri Allah është përmbledhës i të gjithë emrave të bukur dhe i cilësive të larta. Allah është emri më i shenjtë, që tregon të qenët më i larti, njëshmërinë e Tij dhe vetitë e Tij hyjnore.

EL VAHID EL EHAD (NJË I VETMI)

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Ai, Allahu, është Një!” (Ihlas, 1)
Po ashtu thotë: "Allahu është krijues i çdo sendi, ai është i vetmi ngadhënjyes!" (Rad, 16)
Një i Vetëm është Ai i Cili është njësuar me të gjitha përsosmëritë, veçuar me çdo përsosmëri, madhështi, fisnikëri, bukuri, falënderim, urtësi, mëshirë dhe tipare të tjera të përsosmërisë, s’ka të ngjashëm si Ai dhe asgjë nuk i përngjan Atij në asnjë gjë, Ai është i vetëm në jetën e Tij, në përjetshmërinë e Tij, diturinë, fuqinë, madhështinë, fisnikërinë, bukurinë, falënderimin, urtësinë, mëshirën dhe cilësitë e tjera. Ai cilësohet me përsosmëri të paskajshme, po ashtu fundi i Tij është me të gjitha këto cilësi të sipërpërmendura, ndaj është obligim i robërve njësimi i Tij me fjalë e vepra dhe të pranojnë përsosmërinë e përgjithshme dhe veçimin me njëshmërinë e ta veçojnë me llojet e ibadeteve (adhurimeve).
1. Është i vetëm në Qenien e Tij dhe s’ka ndonjë tjetër si Ai.
2. Është i vetëm në tiparet (cilësitë) e Tij dhe s’ka të ngjashëm si Ai.
3. Është i vetëm në veprat e Tij e s’ka ndihmës.


EL ALIJ EL A’LA (I LARTI, MË i LARTËSUARI)

Allahu i Lartësuar thotë: “E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori
.
(Bekare, 255)
Po ashtu thotë: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!”
(A’la, 1)
Këto dy emra tregojnë se të gjitha domethëniet e lartësisë janë të vërtetuara për Allahun me të gjitha format:
1. Lartësia e Qenies, Ai qëndron mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat e Tij, i ndarë nga ata, mirëpo është i Dijshëm për veprimet e tyre, i sheh ata, rregullues i çështjeve të tyre të dukshme e të padukshme, folës me dispozitat e Tij të përcaktuara, rregullsitë kozmike dhe dispozitat sheriatike.

2. Lartësia e fuqisë, ajo është lartësi e tipareve të Tij dhe madhështia e Tij. nuk i ngjason asnjë cilësi e krijesave Atij, madje të gjitha krijesat nuk kanë mundësi të përvetësojnë disa nga domethëniet e ndonjë cilësie të vetme. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë,...” (Bekare, 255)
Dhe nga kjo mësojmë se asgjë nuk i përngjan Atij në të gjitha cilësitë e Tij.

3. Lartësia e mposhtjes, Ai është Mposhtës i vetëm, i Cili me fuqinë dhe lartësinë e Tij i mposht të gjitha krijesat, të gjitha çështjet e tyre janë në dorën e Tij, ç’deshi, ajo ndodhi dhe nuk e pengon në këtë askush. E, ajo për të cilën s’deshi, nuk ndodhi, ndaj po të mblidhen të gjitha krijesat në sjelljen e diçkaje që nuk e do Ai, nuk do të munden. E, po ashtu, nëse mblidhen të pengojnë diçka çka Ai dëshiron, nuk do të munden për shkak të fuqisë së Tij të përsosur dhe realizimin e dëshirës së Tij dhe për shkak të varfërisë së madhe të të gjitha krijesave për Të në çdo formë.

EL EVEL (I PARI), EL AHIR (I FUNDIT), EDH DHAHIR (I DUKSHMI), EL BATIN (I PADUKSHMI)

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi,...” (Hadid, 3)
Ndërkaq, i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ka komentuar këtë me një komentim të plotë e të qartë e ka thënë: “Ti je i Pari e s’ka gjë para Teje, Ti je i Fundit e s’ka gjë pas Teje, Ti je i Dukshmi e s’ka gjë mbi Ty, Ti je i Padukshmi, kështu që s’ka gjë përtej Teje.” (Shënon Muslimi)
Në këtë mënyrë ka sqaruar çdo emër me gjithë domethëniet dhe ka mohuar çdo gjë që është në kundërshtim me Të e këto emra tregojnë për përsosmërinë e përvetësimit të Tij ndaj të gjitha krijesave.

1. Përvetësim kohor: EL EVEL (I PARI), EL AHIR (I FUNDIT)
EL EVEL (I PARI) tregon se çdo gjë është e re, e shpikur, pasi nuk ka ekzistuar, ndaj obligim i njeriut është të njohë Vlerën e Allahut në çdo begati fetare apo të kësaj bote, nga shkaku e shkaktari janë nga Allahu i Lartësuar.
EL AHIR (I FUNDIT) tregon se Ai synohet, Ai është Strehimtari kah i Cili krijesat strehohen për të gjitha kërkesat e tyre.

2. Përvetësim vendor: EDH DHAHIR (I DUKSHMI), EL BATIN (I PADUKSHMI)
EDH DHAHIR (I DUKSHMI) tregon për madhështinë e cilësive të Tij dhe njëkohësisht tregon nevojën (vogëlsinë) e çdo gjëje para Madhështisë së Tij, Qenien, cilësitë dhe lartësinë e Tij.

EL BATIN (I PADUKSHMI) tregon për përvetësimin e Allahut për çdo gjë të fshehtë e të hapur, për mëkatet dhe imtësi të tjera, njëkohësisht siç tregon edhe për përsosmërinë e afrimit të Allahut të Lartësuar.
Ndaj sado që të bëjnë përcaktime të kohëve të mëparshme periodike deri në pafund, Allahu është para gjithë kësaj dhe për çdo kohë të mëvonshme, sado që ta përcaktojnë, Allahu është pas kësaj (I FUNDIT), Ai është i Cili ka shpikur kohërat dhe të gjitha krijesat dhe të gjitha ato në ekzistencën dhe vazhdimësinë e tyre janë të varura nga Allahu i Lartësuar.
Nuk ka kundërshtim mes EDH DHAHIR (I DUKSHMI) dhe EL BATIN (I PADUKSHMI), ngase si Allahu nuk është asgjë, nuk i ngjason Atij asgjë në të gjitha cilësitë, Ai është i Larti në afërsinë e Tij dhe i Afërt në lartësinë e Tij.

Advertisement
 
 

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=