Lajme ISLAME

 

Stupcat më zi se Papa?!

Deri para disa ditëve, vërtetë ishim të angazhuar me shkrime dhe përkthime të materialeve nga autorë të ndryshëm lidhur me fjalimin e Papës, ku e ka fyer të dërguarin e fesë Islame, Muhamedin, salallahu alejhi ve selem. Para kësaj, e njëjta gjë ishte edhe me karikaturat e Danimarkës. Unë personalisht aspak nuk jam habitur nga kjo që kanë bërë dhe kanë thënë ata, sepse ata fillimisht njihen se janë armiq të Islamit dhe përparimit të tyre. Dallimi është vetëm aty, se më shumë e fshehin këtë armiqësi sesa e shfaqin. Bile, nga pak edhe gëzohem kur ndodhin gjëra të tilla prej tyre, se përndryshe shumë myslimanë që nuk e njohin fenë, do të mendonin se edhe Papa e çdo jobesimtar tjetër mund të jenë vëllezër me myslimanët!

Ajo që vërtetë më dëshpëron është, pse myslimanët shqiptarë nuk janë në ngjarje me atë që ndodhë në mesin e tyre. I indinjuar thellë nga informatat e disa myslimanëve se ditëve të fundit qenka shfaqur një film humoristik, ku bëhet tallje e rëndë me fjalët e Allahut, më duhet të reagoj. Ky reagim do të ishte e udhës të bëhej nga institucioni zyrtar i myslimanëve në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri. Mirëpo, shpresoj të janë duke kryer ndonjë shërbim edhe më të madh për myslimanët sesa të reagojnë kundër këtij filmi.

Bëhet fjalë për filmin E – GJELI, nga aktorë, të cilët vetë janë emërtuar si stupca. Emri i tyre tregon në realitetin e tyre. Kjo ndodhë në kohën kur humbet kualiteti dhe respekti i ndërsjellë.

Në këtë film të poshtër, tallen me disa fjalë të Allahut, duke i recituar ato në formë të prishur dhe duke i "përkthyer" në atë formë si i përshtatet humorit të tyre. E pas kësaj bëjnë edhe një tallje shumë të fëlliqur me fjalën exhel, i cili do të thotë: afati i caktuar i jetesës së njerëzve. Ndërsa këta, exhelin e quajnë gjel dhe vazhdojnë të sharrojnë edhe më tepër në gabime!!

O aktorë stupca, nëse nuk jeni kreativ për humor, atëherë kthehuni te vendi juaj, bëhuni stupca të ndonjë kerri të kuajve. E mos u tallni me fenë tonë, sepse kjo fe është shumë e lartë. Këtë fe e ka në zemër pjesa dërmuese e popullit tuaj, andaj ta dini se tallja me të do t'ju shkaktojë fatkeqësi qysh në këtë jetë. E për dënimin në botën tjetër, të cilin ju nuk e besoni, ne jemi të bindur se, po nuk u penduat, do të keni dënim të cilin as dënuesit më të mëdhenj nuk e kanë paramenduar.

Të njëjtën e themi edhe për çdo artist tjetër, humorist apo këngëtar qoftë. Myslimanët nuk ju kanë bërë asnjë të keqe dhe nuk keni asnjë të drejtë të talleni me ata.

Jemi të indinjuar shumë, por assesi nuk i kalojmë kufijtë. Sepse Allahu, i Lartësuar na urdhëron kështu: "Ti të keqen ktheje me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata". (sureja Mu'minun, ajeti, 96).

Pas kësaj të keqe që na keni bërë ne ju thërrasim në shpëtim. Pendohuni nga ajo që keni bërë me myslimanët, pendohuni nga të zezat që i bëni çdo ditë dhe ndiqni shembullin e artistëve të dalluar në botë, të cilët janë kthyer në rrugë të Zotit, dhe të atyre në vendin tonë... Kjo është gjëja më e mirë që mundemi ta bëjmë për juve në këtë moment.

 

Omer Berisha

autori është hoxhë nga Shkupi dhe kryeredaktor i revistës mujore "AlbIslam"

Stop o stupca!

Njerëzimi të freskëta i ka kujtimet rreth ngjarjeve të fundit rreth publikimit të karikaturave të Muhammedit, alejhis-selam, nga një gazetë daneze. Na kujtohen gjithashtu reagimet e botës islame të cilët e ndjenin vehten të ofenduar me këtë tallje të gazetarëve danez, proteste të shumta u mbajtën nëpër shumë vende ku është i përhapur Islami dhe u desht punë për të qetësuar situatën që u krijua në glob.

Aktin e gazetarëve danez e dënuan shumë kryetar shtetesh jo-muslimane, të gjithë njëzëri bënin thirrje për qetësi dhe paqë, u kërkua falje nga ata që pritej dhe situata u vu nën kontrollë, të gjithë ranë dakort se e gjithë ajo që ndodhi ishte një situatë e pa dëshiruar dhe në një kohë shumë të gabuar kur dihet si është gjendja në Lindjen e Mesme.

Tek ne shqiptarët diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, edhe pse jemi një komb i ndarë në shumë fe kemi qenë gjithmonë të kujdesshëm kur ka qënë në pyetje feja e njëri tjetrit, kemi qenë me dekada shembull edhe për botën e civilizuar perëndimore.

Në disa raste nëpër skeqe humoristike edhe ka patur tallje të vogla ne favor të njërës apo tjetrës fe, por asnjëherë nuk është tepruar deri në atë shkallë sa të revoltohet dhe te ngris zërin njëra apo pala tjetër, thjeshtë hajgaret kanë qenë jo të tepruara dhe të pranuara pak a shumë për të gjithë si një realitet i kohës që po jetojmë.

Mirëpo së fundi gjërat kanë filluar të ndryshojne edhe tek ne shqiptarët, si duket fakti që zbuluan muslimanët se janë të prekshëm dhe lëndohen shumë nëse i prekim tek feja po i shtyn disa njerëz të pa ndërgjegjshëm që të tallen edhe më shumë me gjëra të tilla. Ne nuk e dimë cili është shkaku që dikush të tallet me ndjenjat fetare të tjetrit, mund të jetë urrejtja e madhe ndaj asaj feje apo thjeshtë deshira për të shkaktuar ndonjë aferë me të cilën do të popullarizoheshin tejmase ndoshta edhe me përmasa botërore!!!

Një tallje të tillë që konsiderohet e tepruar nga shumë dijetar shqiptar të fesë Islame është projekti i fundit i Stupcave "EGJELI" ku në mënyrë shumë banale "humoristët" tallen me Ajetet e shenjta Kur`anore, suret, "Ihlas dhe Fatiha" gjithashtu gjatë gjithë kohës njëri nga personazhet e projektit mundohet të tallet në çdo formë me Islamin dhe Muslimanët.

Përmes këtij shkrimi nuk dëshirojmë tjetër pos ti tërheqim vëretje këtyre dhe të tjerëve që në të ardhmën të gjejnë mënyra tjera që të na bëjnë të qeshim përpara ekraneve të vogla, nuk kanë nevoj që të na tmerrojnë me talljen e ajeteve më të shenjta Kur`anore, me fjalët më të shenjta që egzistojnë në planet, sado që qesharake të tingëllojnë për dikë që nuk ia din kuptimin, ato ajete për dikë jan fjalët më serioze në vehte, shoqëria jonë ka mjaft veti të pa hijshme me të cilat ata mund të tallen pasi që talljen e kan profesion, ne nuk po i cekim cilat veti të këqija i ka shoqëria jonë sepse nuk dëshirojme të fyejmë askend madje ata humoristat i dinë ato veti më mirë se ne.

Të ju përkujtojmë çfarë na thotë All-llahu në Kur`an për ata që tallen në këtë mënyrë:

"Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar." (21:2)

"E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët." (83:34)

Lusim All-llahun që gjëra të tilla të mos përsëriten në të ardhmën, po e përsëris tallja me fjalët e Zotit dhe me vet Zotin është gjëja e fundit që duhet ti shkoj ndërmend dikujt.

All-llahu don, e më i dashur tek Ai është Ai i cili pendohet me sinqeritet dhe me zemër!

www.riniaislame.com webfaqe fetare Islame nga Kosova

Advertisement
 
 

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=