Nëna e shehidëve
Nëna e shehidëve PDF Printoni E-mail

 

Nëna e shehidëve     Qaja fshehurazi, assesi të mos më shohin, që të mos ligështohen. Sepse isha e sigurtë se do të luftonin në këtë betejë. Ma thoni ju, nëna po e paramendon se djemt e saj të gjithë do ti vritën, vallë, sa ka mundesi të mbahet? Por, unë lutja Allahun...

 

 

Nëna e shehidëve

dhe netët e rënda të Feluxhës

E diel, 7 sheval 1427, 29 tetor 2006

        Islammemo: Së fundi, një grup gazetarësh të Islammemo-s ia arritën ta takojnë haxhije "Z. M.", apo siç e quanin "Nëna e shehidëve", që ngjarjen e saj dhe atë që ajo bëri në betejën e dytë të Feluxhës dëshiron ta dijë i vogli para të madhit.

        Pas një kërkimi të vazhdueshëm, afër dy muajsh, nuk kemi lënë plak apo kryeprijes pa e pyetur për Nënën e shehidëve. Gjithnjë merrnim përgjigje se ajo është fshehur apo ka vdekur apo ka shkuar tek e bija e saj në një fshat afër Feluxhës.

        Nëna e shehidëve, 62 vjeçare, nëna e tre djemve: Ahmedit, Muhibit dhe Omerit, që të gjithë ranë shehidë në betejen e dytë të Feluxhës.

        Tash, ajo jeton e vetme, në një shtëpi të vogël në Feluxhe. Edhe pse e shtyrë në moshë, ajo bukën e gojës e fiton me djersën e ballit, duke ndrequr fshesa, të cilat do t'ua shesë banorëve te lagjës, në kompensim të një çmimi shumë të vogël, që me te të sigurojë ushqimin e ditës. Sepse ajo i refuzon të gjitha ndihmat që i kanë ofruar asaj tregtarët dhe bamirësit nga Feluxhëja.

        Në Feluxhe ajo tashmë është bërë e njohur se asaj i pranohet duaja. Për këtë, për çdo ditë shkojnë tek Nëna e shehidëve njerëz të shumtë, për të kërkuar nga ajo lutje. Posaçërisht, gratë që dojnë të lindin, apo ata që dojnë të udhëtojnë, apo të sëmurit, madje dhe luftëtarët. Shkojnë tek ajo para çdo sulmi apo operacioni e kërkojnë nga ajo që të bëjë dua për ta, që Allahu t'u japë sukses dhe t'i ruaj ata.

        Kemi hyrë në shtepinë e saj të vogël dhe e gjetme atë duke ndrequr fshesa në bahçen e shtepisë, që ishte e rrethuar me gjethe jeshil të pallmave dhe pesë pula që i mbante në një hapsirë të shtepisë së saj të vogël.

        Hyrëm në shtpi...

        -Es-selamu alejkum oj loke!

        -Ve alejkumus-selamu ve rahmetullahi ve berekatuhu! Urdhëroni bijtë e mi, hyni mbrenda!

        Hyrëm mbrenda dhe u ulem në një shtroje leshi dhe ajo la ç'pat në duar dhe erdhi tek ne, pasi që pa kamerën dhe një fletore të vogël që e kishim me vete.

        -Urdhëroni bijt e mi, ç'farë mund t'ju ndihmoj?

        -Oj loke, ne jemi të "Islammemo"-s, deshirojmë nga ti të na flasësh pak për ngjarjën tënde në Feluxhe, gjatë betejës së saj të dytë, nëse nuk ka ndonjë pengesë!

        Këtu, Nëna e shehidave shfaqi një habitje dhe tha: "Islammemo"?! Ku bie kjo? Nuk kam dëgjuar për këtë në televizor!

        -Oj nënë, kjo është një faqe në internet, që preokupohet për çështjet e muslimanëve në Irak dhe vendeve tjerë të muslimanëve.

        Buzqeshi Nëna e shehidëve dhe tha: "O bijt e mi, nuk po marr vesh se për çka po flisni. Por megjithatë, urdhëroni pyetni e unë inshallah do t'u përgjigjem.

        -Duam që t'na flasësh për Nënën e shehidëve në betejën e dytë të Feluxhës. Në këtë çast, gazetari i ekipit të Islammemo luan butonin e kamerës padashje, jo që të inçizojë Nënën e shehidëve.

        Mirëpo, ajo tha: Për Zotin o biri im, unë nuk i dua këto inçizime, sepse janë haram. Unë vërtetë jam nëna e juaj, grua e mbuluar. Por, edhe pse jam e shtyrë në moshë, megjithatë unë mbetëm një grua, dhe nuk me lejohet mua diçka që Allahu e ka ndaluar për gra. E sa i përket tregimit tim, them se ka dhjetra gra të ngjajshme si unë në këtë qytet. Përveç se unë u sprovova diç më tepër, ku në këtë betej lashë të tre djemt e mi, që i llogaris tek Allahu shehidë.

        Dhe fillon Nëna e shehidëve të na rrefejë tregimin e saj:

        -Unë jam një plakë feluxhnjane, që jam e bindur se Allahu është Hakk-I vërtetë, e me ka sprovuar Allahu dhe ende vazhdon të më sprovojë. Kam shpresë prej Tij që t'ma mundësoj t'i kaloj këto sprova sepse vallahi jam lodhur shumë.

        Me vdiq burri para dhjet vitëve, ishte njeri i mirë - Allahu e mëshiroftë! Allahu më furnizoi me tre djem e një vajzë. Ata janë: Ahmedi, Muhibi, Omeri dhe Huludja. Më i madhi ishte Ahmedi, që i kishte 35 vite, pastaj Huludja, pastaj Muhibi dhe më i vogli i tyre Omeri.

        Jam përkujdesur shumë unë dhe babai i tyre që t'i edukojmë mirë, t'i ruajm ata e të mbikqyrim. Babai i tyre - Allahu e bëftë banues të xhennetit! - i mësonte, i udhëzonte derisa u bënë të gjithë me fakultete. U përkushtuan xhamis që të vegjël e deri në vdekje dhe u bashkuan muxhahidëve në Feluxhe pas okupimit.

        Kjo sa i përket familjes sime. Kurse për Feluxhën dhe fillimin e saj, është ngjarje e gjatë. Por do t'i bie shkurt sepse unë sot agjëroj dhe kam shumë punë në shtepi dhe ka njerëz që kanë bërë pagesën për t'u ndrequr atyre fshesat.

        Një javë para betejes së dytë të feluxhës isha duke ndejur e duke pirë çaj kah orët e pasditës me Ahmedin, Muhibin dhe Omerin, djemt e mi -Allahu i mëshiroftë-, në shtepinë tonë të vjetër në lagjën e shehidëve. Gjatë gjith ndejes u mundonin që të më bindnin të shkoja në shtepinë e motrës së tyre, që ishte në një fshat jashtë Feluxhës, sepse kishin frikë se mos po me ndodhë gjë gjatë betejes. Amerikanët, Shi'at dhe Kurdët u mblidhëshin si karkalecat rreth katër dyerve të Feluxhës.

        Megjithëse benin shumë që t'me bindnin - Allahu i mëshiroftë, por, unë gjithnjë refuzoja që të dal. Posaçërish, Omeri, më i vogli i fëmijëve me thonte: "O nëna ime, dil nga Feluxhëja e na le neve të luftojmë rehat, t'i kemi zemrat e qeta nga ana jote. Dil se do ta shohësh kur ta bi makinen e të fus mbrenda e të qes me zor", bënte shaka me mua. Siç ishte vet i buzëqeshur e donin të gjithë shokët e tij. Gjithashtu me thoshte: "Oj nënë, kjo trimëria jote, u takon burrave, nuk është për gra."

        Megjithë këmbënguljen e të treve, unë e refuzova kërkesën e tyre dhe u thashë atyre: "Do të rri këtu e t'u gatuaj gjellë juve dhe shokëve të tuaj e t'u mjekoj plagët. Nuk dal dot nga Feluxhëja deri sa të jeni edhe ju këtu." Vallahi, nuk me bente zemra ta lë Feluxhën.

        Kur e panë vendosshmerin time, më lanë të bëj ashtu siç desha, -Allahu i mëshiroftë! Ishte qëndrimi i fundit i imi dhe i atyre që të rrijmë në Feluxhe deri në fund të betejes, ose fitorën ose shehidllekun. Por, Elhamdulilah djemt e mi morën shehidllekun.

        Ahmedi, Muhibi dhe Omeri ishin në garda të ndryshme. Bisedonin mes vete se si të bëjnë një plan që të kontaktojnë gjatë betejes. E dëgjoja këtë bisedë të tyre me deshirë të zjarrtë dhe njëkohësisht m'u parafytyronte figura e tyre kur ishin të vegjel. Kur babai i tyre ishte gjallë, si i bartte dhe luante me ta dhe si u rriten... kur shkuan në shkolla... kur filluan te rritën e në fytyrë t'u del mjekra e musteqet... Saqë me kujtohej secili prej tyre kur hodhën hapat e para në jetë... e kujtoja ditën e gëzimit tim kur filluan të ecin... e kur filluan t'u dalin dhëmbët, dhe kur futsha gishtat në gojë që t'ma kafshonin e unë qeshësha... dhe kur shkuan për herë të parë në shkollë me disa çanta të vogëla...

        Qaja fshehurazi, assesi të mos më shohin, që të mos ligështohen. Sepse isha e sigurtë se do të luftonin në këtë betejë. Ma thoni ju, nëna po e paramendon se djemt e saj të gjithë do t'i vritën, vallë, sa ka mundesi të mbahet? Por, unë lutja Allahun që edhe mua t'ma merrte shpirtin e mos ta shijoj vuajtjet dhe mjerimin për ta.

        Dhe këtu qau nëna e shehidëve me lot të zjarrtë por pa zë dhe ç'është e vërteta se edhe ne te gjithë qamë me të. Papritmas, u çua duke thënë: "Me falni sa ta shoh çorbën se e kam lënë në zjarr e po me digjet!"

        Por, ajo nuk shkoi në kuzhinë. Ne e degjonim të qajturën e saj nga dhoma e pritjes. E qajtur jo si e grave tjera që kanë halle. Por, me lutje e dua që pëshpëriste kjo plakë.

        Tha: "O Zoti i mbretërve dhe reisave, që njerzit shkojnë tek ata dhe ata nuk i kthejnë pa iu përgjigjur kërkesave të tyre, madje edhe nëse janë të gjykuar me ekzekutim. Po Ti je Mbreti i mbretërve, që tash qëndroj para derës Tënde dhe kërkoj nga Ti që t'ma marrësh shpirtin sepse jam përmalluar shumë për djemt dhe burrin tim dhe nuk me ka mbetur në këtë dunja askush. O Zoti im, mos me kthe të gjorë, vejushë që i kanë vdekur dhe djemt e saj. O Zot, ti ke shumë fuqi, mos me kthe pa shprese!"

        Pas disa minutave u kthye tek ne nëna e shehidëve. Sytë i kishte të skuqur nga lotët dhe kur erdhi ecte duke u mbajtur për një shkop, që nuk e kishte më parë kur e pamë. U dukte se trupi i saj i dobët ishte molisur pas atyre lotëve.

        Tha me butësi: "Gazin qe e kemi në kuzhin na mbarohet për një ditë. Sigurisht që shitësit na bëjnë hile dhe madje na shesin shumë shtrejtë, -Allahu i faltë!

        Ajo nuk e dinte e gjora se ne e dëgjuam duke qarë dhe fjalët që i tha duke bërë dua.

        Pastaj, vazhdoj beseden e saj me ne:

        -Me datën 7 nëntor 2004, u ashpërsuan bombardimet. Donin që ta digjnin krejtë Feluxhën kah pjesa e veriut, e gjithashtu gjuanin bomba të shëndritshme. Ishte ora 11 e natës, isha vetëm në shtëpi dhe po filloj të lexoj diç nga Kur'ani që dija përmendesh. I thashë të gjitha suret e shkurtëra që i dija, pastaj fillova t'i bëj lutje Allahut që së pari të na ndihmojë e gjithashtu t'mi ruajë bijtë e mi. Atë natë nuk fjeta deri në sabah. Isha e shtrirë në tapet, kur parasyve po me paraqitet Omeri që me erdhi tek koka dhe po me thotë: "He moj nanë, pse nuk ke fjetë deri tash?! Ne jemi të gjithë mirë. Tash sa isha edhe tek Ahmedi dhe Muhibi dhe ata janë shumë mirë. Ata duan ushqim dhe çaj që mjafton për 14 muxhahid;. He, si thua ti, nuk don sevap?!

        Vallahi, u gëzova pamasë dhe shpejtova për në kuzhin dhe u përgadita atyre ushqim, që mjaftonte për 30-të veta dhe çaj dhe buk të nxehtë, që e gatova shpejt e shpejt.

        Iku duke u nxituar dhe dola që t'i ndihmoj për ta bartuar ushqimin deri tek vetura. Aty më tha: "Nëno, sot edhe dreka është për ty, vëllau im Muhibi solidarizoi për muxhahidët arab që t'u sjellë drekën."

        Fala namazin e sabahut dhe luta Zotin që t'i ruaj të gjithë.

        Në këtë kohë, nuk pushonin të shtënat në Feluxhe nga avjonet amerikane dhe tanket, që nga secila e shtënë e tij, m'u dridhte shtëpia mbi kokën time saqë kisha frikë se po bie. Por, gjithsesi isha e mbeshtetur në Allahun, bëja lutje, lexoja Kur'an. Ua përgadita drekën atyre, erdh Muhibi dhe ma puthi dorën siç e kishte zakon. Mori ushqimin dhe u largua. Mbeta duke e përcjellur me sy deri që më humbi nga shikimi. Ishte i gjatë, i bëshëm në trup -Allahu e mëshiroftë!

        Një ditë më pas, kam pjekur më shumë se 200 paçe buke deri sa mu lodhën duart dhe kam gatuar dy kusi me oriz dhe çorbë. Kur ja, po më vijnë të tre djemt, i putha dhe u mora erë sikur atëherë të vegjël dhe nuk kisha të ngopur duke i shikuar sikur se po e dija se nuk do t'i shoh më pas sotit. Vallahi, nuk kam për ta harruan përqafimin e tyre deri sa të rroj. Mos me qortoni, se prej që u vdiq i ati i tyre, unë nuk kisha askënd në këtë botë pos tyre. Për Zotin, secilin e dija nga era e mirë që mbante.

        Pas një ore, dolën të gjithë. Më puthën në kokë dhe duar dhe më thanë: "Nënë, pash Zotin bën dua për ne!"

        U thashë: " Po pse po me betoheni në Zotin, unë bëj dua për juve ditë e natë."

        Më thanë:"Mirë, por jo vetëm për ne. Bë dua për krejtë Feluxhën!"

        Dolën dhe nuk i pashë më kurrë.

        Në Feluxhe vazhdoi lufta me netë të tëra, ishte tmerr. Nuk dëgjoja tjetër pos zëra të lartë "Allahu Ekber...Allahu Ekber...", lutje që bënin nëpër xhamija, të shtënat e muxhahidëve dhe bombardimet e okupuesve.

        Për çdo ditë dilja tek dera dhe rrija me orë e orë të tëra duke shikuar rrugën me shpresë se po më vijnë djemt e mi. Secilin njeri që shihja duke erdhur drejtë meje iu vërsulësha dhe i pyesja: "Të keqën nëna, a mos e ke parë gjëkundi Ahmedin apo Muhibin apo Omerin, djemt e mi?"

        ... dhe këtu i shpëtuan lotët përseri nënës së muxhahidëve.

        Disa më thonin se ai nuk i njihte ata. Disa të tjerë se nuk i kishte parë. E njëri më tha:" Oj nënë, Ahmedi dhe Omeri janë në lagjën Republika kurse Muhibi është në lagjën En-nizal dhe të gjithë i ke shëndosh e mirë."

        Ishte me vonese dhe shpejtonte, iu vërsula pas por mu morën këmbet dhe u përmbysa mbi tokë. Nga hundët me rrodhi pak gjak, por u çova dhe po bëjë çmos që t'më tregonte diç më tepër. U ndal dhe po më thotë:" Oj nëna ime, të thashë se ata janë mirë shumë elhamdulilah dhe nuk kanë asnjë gjë. Por, mos më vono se kam një punë me urgjencë. Nëse i shoh përseri, u përcjelli selam nga ti." Ma dha një mindil dhe më tha: "Fshije gjakun nënë dhe shko tash!"

        Mbeta në këtë gjëndje deri me datën 12 dhjetor. Mirëpo, para kësaj date vendosa që të trimërohem dhe t'i mbeshtetëm Allahut dhe të veproj diçka për muxhahidët.

        Fillova përseri të gatuaj ushqim e të shperndaj ujë për ta. Gjithashtu mora të bëjë fasha nga perdët e shtepisë, nga mbulojet dhe mbeshtjellësat e jastekëve, për t'i mjekuar muxhahidët e plagosur në betejë. Mjekova më shumë se 20 muxhahida dhe Elhamdulilah, secilin që mjekoja u kthente përseri për të luftuar.

        Para se tu flasë për datën 12 dhjetor, me datën 9 dhjetor, që këto data më kanë mbetur në kujtesë shumë mirë se këto ishin ditët e ndarjes me bijtë e mi, Jehudët në këtë ditë zbrazën në Feluxhe një masë të madhe të lëndës kimike e sidomos në qëndër të qytetit. Nga kjo, ranë shumë shehidë, saqë kjo lëndë dogji pemë e kafshë, që kjo gjë ndihmoi okupatorin të arrijë në mes të qytetit. Pastaj, vendosën mina mes rreshtave të muxhahidëve nga një dorë e panjohur, deri më tash nuk kemi dije, përveç se sigurisht nga punëtorët e okupatorit.

        Vazhdoi luftë e ashpër mes muxhahidëve dhe okupatorit. Dëgjoja se po bijnë me dhjetra shehidë. Unë, gjithnjë i bëja dua Allahut që t'me rehatojë edhe një herë t'i shoh djemt e mi.

        Kështu deri me 12 dhjetor 2004, ishte e diel, ora 23:00, u bë një luftë shumë e fuqishme mes muxhahidëve dhe amerikanëve, që vinin nga jashta Feluxhës dhe morën të pushtonin lagjën Shuheda.

        Lufta zhvillohej afër shtëpis sime, shikoja qiellin si po shëndriste si zjarri. Pamje që nuk do t'a harroj asnjëherë. Ranë një numër i madh i shehidëve në këtë betejë. Afër shtëpisë dëgjojsha rënkimet e tyre që nxjerrnin nga dhimjet dhe plagët. Kështu vazhdoi gati katër orë, prej orës 23:00 e deri 03:00 apo më pak. Ky sulm i amërikanëve deshtoi dhe u tërhoqën nga lagja. Kur dola tek dera e shtëpisë dëgjova të rënkonte një nga muxhahidët, i cili ishte i plagosur. Vazhdimisht përmente Allahun dhe nuk e hiqte nga goja fjalën La ilahe il-lallah, Muhamedun Resulullah.

        Shkova shpejt drejtë tij dhe e gjeta ende gjallë. E tërhoqa me tërë fuqin që kisha dhe e çova në shtepi. Ishte i plagosur në gjoks dhe fytyrë. Solla ca ujë për t'ia larë fytyrën dhe ia lidha plagët që të ndalej gjaku. Mirëpo, ai qante. Kujtova njëherë se po qanë nga plagët e rënda. Sa herë që më shikonte qante. I thashë: "O burrë, mbeshtetju Allahut, nuk je plagosur rënde dhe inshallah më këtë do të pastrohesh nga mëkatët. Mëngjesi është afër dhe inshallah do të vijnë shokët për të të marrë dhe të mjekuar. Por, më lë të shkoj të shoh për shokët tuaj, a janë gjallë apo jo!

        Ai mori të qajë edhe më tepër sikur nuk donte që unë të largoheja. U binda se ai donte që unë t'i rrija pranë sepse ai po ndien se po i afrohej vdekja dhe nuk deshiron të vdesë i vetmuar. Por, i thashë se shokët e tij kanë nëvojë për ndihmë, do të shkoj dhe kthehem shumë shpejt.

        Dola në rrugë dhe vendosa që t'i ndihmoja të plagosurit. Aty gjeta një të plagosur të dytë, ishte arab. E tërhoqa deri në shtpi dhe mora të bëjë atë që ishte e udhës, por u befasova kur më foli, duke me quajtur teze dhe nëna e Muhibit. Pra, ai më njihte mua dhe sigurisht që i njihte dy djemt e mi Ahmedin dhe Muhibin, sepse njerzit me thirrnin Ummu Ahmed (nëna e Ahmedit) dhe ai sigurisht që e njeh shtepin tonë.

        Ishte i plagosur poshtë kthizës -Allahu e mëshiroftë- zorrët i kishin dalur përjashta. Më tha se donte vetëm pak lloç nga bahçeja, pak kripë dhe një fashë. Ia solla ato që deshi dhe dola përseri në rrugë.

        Aty gjeta dy kufoma që ishin pak largë shtepisë time. E tërhoqa të parin me gjithë forcën që kisha dhe e solla në shtëpi. Dhe më shkoi ndërmend ta çelja një varr dhe ta vendosja aty.

        Dhe ashtu bëra, çela një gropë afër 70 cm thellë dhe 2 m gjatë përafërsisht dhe e varrosa. Me erdhi vështirë që dheu të binte në fytyrën e tij - Allahu e mëshiroftë! Por, e bëra nijet që t'ia la dheut amanet që ta ruajt deri sa të vijnë familja e tij apo shokët e tij ta marrin kufomen e tij e ta varrosin sipas dispizitës islame.

        Pasiqë e varrosa të parin u lodha shumë, sepse ishte e rënde për mua të tëreq dy kufoma në distance të dhjetra metrave. Por, u mbeshteta Allahut dhe thashë me vete, dhashtë Zoti që t'mi ruaj djemt e mi nga vdekja nga mirësia e kësaj që po bëj.

        Dola përseri në rrugë dhe e gjeta një tjetër shehid, kishte trup të madh, i gjatë. Fillova ta tërheq nga këmbet e tija ngadalë sepse isha lodhur shumë dhe për disa minuta e çova në bahçe të shtëpisë. Në këtë moment më kapi një lloj dyshimi së ky shehidi më duket së është përson i njohur. Këmisha e tij ishte e çarë pas shpindës se tij kështu sikur që nga era që mbante mu dukte se e njihja. Ishte natë e errët, gati se nuk shihja shuplakën e dorës. Shkova në shtëpi dhe mora një fener edhe pse ishte rrezik që të ndizej çdo dritë në shëpi, sepse avjonet mund të bombardonin në çdo çast.

        E ndeza fenerin dhe iu afrova afër fytyrës së shehidit, që ishte e mbuluar me gjak.

        Mbeta e shtangur në vend me gojë të hapur dhe gati m'u paralizua krejt trupi për një moment kur e pashë se shehidi ishte djali im i mesem, Muhibi.

        ...këtu e nderpreu nëna e shehidave bisedën dhe u shkreh në lot dhe thonte:

        -"Vallahi o Muhib, ma keni thyer shpindën, ti me gjithë vëllezërit e tu, me latë vetëm dhe shkuat!" Pastaj tha: " Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiunë - të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi", Allahut i mbeshtetëm, e ai me mjafton.

        Kam vendosur që mos të qajë më për ta, por kjo është hera e tretë që po qajë për ta...

        Vazhdoi bisedën e saj dhe tha:

        -"Ia çova kokën dhe e vendosa në gjoksin tim dhe qaja mbi te. Fola me te më shumë se gjysmë ore ashtu sikur të ishte i gjallë. E kujtoja sa mirë u sillte me mua... e kujtoja kur ishte i vogël levizte në prehnin tim. Ia lëmojsha flokët e tija të buta me gishtat e mi ashtu siç bëja gjithmonë dhe i thosha atij: "O Muhib, unë jam nëna yte... fli o drita e syve të mi, fli dhe rehatoju nga kjo dunja, ke shpëtuar o biri im vallahi. Nuk m'u bë ta hiqja nga prehni im. E varrosa tek ulliri, që ai e donte dhe lexonte mësimet e tija kur ishte i vogël. Ia çela gropën e thellë sepse vendosa që vorri i tij të jetë në shtëpinë e tij.

        Deri në sabah ndeja aty tek varri i Muhibit duke e ruajtur djalin tim shehidin duke qarë, ndjejsha sikur se dikush don t'ma merr. Në sabah, dëgjova zërin e muxhahidëve që po vinin nga rruga, dola tek ta dhe i njihsha të gjithë sepse ishin shokët e Ahmedit dhe Omerit dhe ata më njohën.

        I pyeta dhe u thashë: "Më tregoni ku i kam djemt Ahmedin dhe Omerin?" I ulën kokat poshtë dhe më thanë: "Oj nanë, ke llogarin tek Allahu se Ahmedi dhe Omeri kanë vdekur mbremë në lagjën Nizal dhe i varrosem tek shtepija e Halil El-Fejadid.

        Nuk e di pse nuk qava në atë moment! Ka mundësi ngaqë isha këputur duke qarë për Muhibin apo nga trishtimi i madh që më goditi. Vetëm një gjë u thashë: "A kanë vdekur duke luftuar apo duke u zmbrapsur?" Më tha njëri nga ata: "Për Zotin, kanë vdekur duke luftuar dhe kanë japur mundin e tyre para se të vdesin." E falënderova Allahun dhe u thashtë që të vijnë në shtëpi e t'i marrin të plagosurit.

        Hynë në shtepi dhe e gjetën njërin nga ata të vdekur kurse i dyti ende ishte gjallë. Të gjallin e morën kurse atë që vdiq e varrosën në bahçe të shtëpisë. U habitën si pata mundësi t'i çelja dy varre për një orë.

        U tregova atyre se ai varri tek ulliri është i birit tim Muhibit dhe i dyti është i një shehidit që nuk e njoh, që nuk ishte i vorrosur mirë. Kërkova nga njëri prej tyre që ta nxjerrte përseri dhe ta thellojë më shumë varrin që mos të kishte ndonjë pasojë kufoma.

        Pastaj kërkuan nga unë që të shkoja me ta jashta feluxhës. Por, nuk pranova. Më foli njëri prej tyre, që nuk ishte irakjan: "Oj nënë, ti i ke humbur të tre djemt, kurse ne gjithashtu jemi bijtë e tu inshallah. Kurse Ahmedin, Muhibin dhe Omerin llogariti shehidë në xhennet tek Allahu.

        U larguan para syve të mi duke shpejtuar e unë hyra në shtepi për të falur namazin e duhasë. Pas kësaj u zhvilluan edhe tri lufta të rënda gjatë tre netëve. Gjatë tyre netëve i tërhoqa gjithashtu katër shehida dhe i varrosa në bahçe të shtepisë. Tashmë në bahçe u bënë shtatë varre të shtatë shehidëve. Bahçëja dhe shtepija u mbush me aromë të miskut që nuk e kisha nuhatur ndonjëherë mëparë. Kjo disi më bënte të lumtur dhe me jepte durim.

        Fjeta katër netë mbi dhe afër varrit të Muhibit duke nuhatur aromën e miskut. Fjeta me te si nëna që e shtërngon birin e vet kur ai të ketë fjetur. Mbeta kështu e vetme me shehida deri me datën 13 janar 2005 deri kur hyri Gjysmëhëna e Kuqe pasi që ia lejoi okupatori të hyjë dhe më detyruan patjetër të dilja me ta në kampet në Saklavi.

        E më vonë, mora vesh se Muhibin dhe shokët e tij i kishin nxjerrur disa vullnetarë nga Feluxhëja pasiqë përfundoi lufta dhe i varrosën tek varrezat e reja të shehidëve.

        Ky ishte tregimi im. E thashë edhe për kundra dhimbjeve dhe vështirësive që kisha. Kurse tash do të dëshiroja të kisha edhe tre djem të tjerë dhe të vdesin në rrugë të Allahut.

        Edhe pse jam shumë e përmalluar për ta, nëna e tyre krenohet që është nëna e shehidëve.

        Nëna e shehidëve e përfundoi besedën e saj me një varg poezie popullore, që e shkruam.

        Ajo tha: këtë varg ia kushtoj dijetarëve të muslimanëve, të cilët vendosin çallmët në kokat e tyre, ua dhuroj atyre këto dy vargje dhe u them atyre:

" Vallë, çdo të thoni Ditën kur të do të qëdroni në këmbë (Ditën e Gjykimit)

para Atij, i cili hakmerret dhe është i Ashpër?"

 

www.islammemo.cc

Përktheu:

Ankebut.com

 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden