Poezi FETARE

 
Zgjohu rini !
[color]


Syri gjak po më pikon
Zemra ime është pikëlluar
Rini, ndalu! - ku po shkon
Zotin pse e ke harruar?!

A s'u ngope me shfrenime
Jetë të quar pa kuptim
Kohë e humbur janë këto çaste
Fundin e ke veç dëshpërim.

Kthehu ti nga ardhmëria
Zgjohu, zgjohu oj rini
Lëri veset e këqija
Se kjo rrugë nuk është për ty.

Ti je e ardhmja e këtij ymmeti
Ti je shpresa që na mban
Ti je drita e këtij vendi
Sytë në ju, të gjithë i kanë.

Ardhmëria është Islami
Zoti siç na ka mësuar
Rruga e dritës është Kur'ani
Pejgamberi ka këshilluar
[b]
 
26-09-05, 15:58
[b][color=red]Muhammedit a.s. [color]


Errësirë ishte kudo
Injorancë mbretëronte
Kishte humbur çdo arsye
Bota dritën e kërkonte.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Në Mekë, n'këtë vend të bekuar
U lind i dashuri i Perëndisë
Muhammedi i lavdëruar
Shpëtimtari i njerëzisë.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

O Muhammed o i dërguar
Dritë dhe mëshirë për mbarë njerëzinë
Salavate duke t'kënduar
Falënderojmë Perëndinë

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Ti je dritë që kurrë nuk fikesh
Flakadan-Udhëzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmonë rritesh
N'ty gjejmë prehje përgjithmonë

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Gjithmonë ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull për ne
Fjalët tua kurrë nuk zbehen
Deri sa t'ketë jetë mbi dhe.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)[b]

 
26-09-05, 15:58
[b][color=red]O Allah i Plotfuqishëm[color]


O Allah i Plotfuqishëm, na ndihmo ne në këtë botë
Vështirësitë t'i tejkalojmë, zbrit mëshirë o i Madhi Zot!

Emri yt i lavdëruar, drita Jote përjetësi
O Allah i Madhëruar, zbrit mëshirë mbi këtë njerëzi.

O Allah i Gjithmëshirshëm, na udhëzo në mirësi
Hapi shtigjet e lumturisë, mos na le në errësirë.

Lutjet tona t'i drejtojmë, mëshira Jote shpresë për ne
Vetëm Ty t'falënderojmë, Islamin na e zgjodhe fe.

Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
Muhammedin tonë të dashur, dritë e diellit për Ymet.

Rrugës Tënde na udhëzoi, vetëm Ty të adhurojmë
Me urtësi na këshilloi, Islamin të mos e lëshojmë

O Allah, o Mëshirëplotë, vetëm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.

O Krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli t'madhërojnë
Na e mundëso që n'botën tjetër, Nurin Tënd ne ta shikojmë
[b]

 
26-09-05, 15:59
[b][size=18][color=red]Pse o njeri?! [size][color]


A s'më thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugës së Tij
Por shejtanin e pasove.

Pse harrove amanetin
Në Ezel që ia ke dhënë
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanë.

Pse s'u ndale me mendue
Se n'këtë botë je udhëtarë
A harrove o i mjerë
Para Zotit që ke me dalë.

Në këtë botë ti veç punove
Pa mendue se ke me vdekë
Fjalët e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret

Po ti dije ore vëlla
Për pendim kurrë nuk është vonë
Me lot në sy gjithë duke qarë
Ktheju Zotit mëshirëplotë

Fytyrën tënde ti ndriçoje
Me namaz dhe ibadet
Jetën me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur në Ahiret.

[b]

 
26-09-05, 16:00
[b][size=18][color=green] Nata e varrit [color] [size]

Dheu i zi kur të mbulon
Lamtumirën t'gjithë ta thonë
Sonte, vetëm vepra jote
Në vetmi të shoqëron.

Nëse je ti vepërmirë
Mos kij frikë as shqetësim
Dy melaqe me plot dritë
Ta largojnë çdo dëshpërim.

Varri yt të zbukurohet
Kopsht Xhenneti plot hijeshi
Vepra jote shumë lart çmohet
Besimtar, i lumi ti!

Nëse je ti vepërkeq
Do të jesh gjithmonë fatkeq
Dritë pranë teje s'do të kesh
Vetëm zjarr aty do t'gjesh.

Ky është fundi i kafirit
Zotin Një që s'e besoi
Ky është fati i çdo katili
Zjarri do ta përcëllojë.

[b]

 
26-09-05, 16:02
[b][size=24] [color=cyan]Urime hixhabi ! [size][color]

Urime oj motër hixhabi
Shamia e bukur në kokë
Sa e bukur sot ti po dukesh
I lartësuar qofsh o Zot!

Në fytyrë po t' shkëlqen nuri
Sa bukur të rri shamia
Asgjë ty s'të përkuli
Gëzim t'madh ka shoqëria.

E lumja ti oj motër
Që këtë rrugë e zgjodhe
Atë që urdhëroi Zoti
Në vepër e jetësove.

Të jesh gjithmonë krenare
Për këtë gjest të mirë
E devotshme dhe fetare
Motër oj zemërdlirë.

Urime, urime oj motër
Të gjithë po të përgëzojmë
Dashuria ndaj Allahut
Përjetë le të shoqërojë.
[b]

 
26-09-05, 16:03
[b][color=green] [size=18]Per Pejgamberin Muhamed a.s



Jetim ti linde

dhe i tille u rrite

edukove njerez,

megjithese shkrim nuk dite.



Tek ti merrnin mesime

Qe kur ishe i ri

Tek ti linin thesaret

Se kishe besnikeri.



Kur arrite te dyzetat

Dihet mire se cfare ndodhi

Allahu i madheruar

Pejgamber ty te zgjodhi



Te ofruan ty pushetet

Por kete e refuzove

Te premtuan pasuri

perseri ti se pranove.



Me pas shume u torturove

Nga vendlindja u largove

Por edhe atje ku shkove

Thirrjen tende se harrove.



Ne medine u vendose

Nje xhami atje ndertove

Thirre njerezit ne besim

Edhe kurre nuk u dorezove



Kurre nuk the se u lodha


Gjithmone njerezit keshillove

Ne Islam i vellazerove.

Rrugen e drejte ju mesove



Bere njerezit qe te njohin

Allahun e Madheruar

I bere ata qe te kuptonin

Qellimin pse jane krijuar.



I tregove mbare botes

Se nje i bardhe dhe nje i zi

Nuk kane asnje ndryshim

Perveçse ne devotshmeri.


Nuk ndertove gradaçela

As organe te pajtimit

Por ndetove per te tere

Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove

Sprishet prej shiut as prej dimrit

Ajo do te jete ne kembe

Deri ne diten e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove

Nuk eshte prone e padishahut

Por ne te do te valevitet

Flamuri i njehsimit te Allahut.

[size] [color] [b]

 
26-09-05, 16:05
[b] [color=red] O Allah na ke krijuar. [color]


O Allah na ke krijuar
pejgamber na ke derguar
nga e keqja na ke larguar
ne udhe te drejte na ke udhezuar


Cfare te bejme na ke treguar
punen tone e ke vleresuar
gjithmone na ke meshiruar
Xhennetin na ke premtuar


O Allah na ke mesuar
jeten si me e jetuar
O Allah na ke treguar
si falje me te kerkuar


O Allah na ke begatuar
gjithe te mirat na ke dhuruar
zemrat tona ke zbukuruar
me Islam i ke nderuar


Nga gjithe krijesat na ke dalluar
mendjen Ti na ke dhuruar
Rrugen e drejte per te kuptuar
dhe vec Ty per te adhuruar


Si te veprojme na ke sqaruar
Kuranin Ti na ke dhuruar
dhe me te na ke udhezuar
dite e nate kam per te te kujtuar. [b]

 
26-09-05, 16:06
ZOTI


Kush e Krijoi botën me gjithe këte bukuri,
Kush ja dha natyrës, gjithe këte hijeshi,
Kush Krijoi njeriun, veshët edhe sytë,
Kush vetëm Një Zot, që nuk ka të dytë.

Ngjyrën trëndafilit, vallë e kush ja dha,
me aromë aq t'kendshme vallë e kush e mba,
Kush veçoi njeriun, përmbi çdo gjë tjetër,
Kush, vetëm Një Zot, që nuk ka shok tjetër.

Natyrën e vdekur, vallë e kush e ngjall,
Pranverën pas dimrit, kush e ben me ardh,
Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokë,
Kush vetëm Një Zot, që s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun që tokën gjelbron,
kush e krijoi hënën që motet i ndrron,
Zogjte që fluturojnë qiellit, vallë e kush i mba
Kush vetëm Një Zot, që shok tjetër s'ka.

Njeriut që mendon, me dyshim s'i mbetë,
Zoti i ka dhënë mendjen, le të gjykojë vetë,
Parajsa dhe ferri na presin n'at jetë
Ç`ka të bësh këtu, atje ke me e gjetë

[b]

 
26-09-05, 16:07
[b][color=red]A ka vend per dyshim? [color]




Nje dite une pyeta
Me thoni kush e di
Cili e ka krijuar
Tere kete gjithesi.?


Kush e krijoi diellin
Token kush e krijoi
Kush e ngriti qiellin
Dhe e zbukuroi.?

Kush i krijoi yjet
Qe naten ndricojne
Kush i krijoi lulet
Qe token zbukurojne


Kush i krijoi kafshet
Bimet anembane
Kush e krijoi te keqen
Bashke me te belane.

Deri naten vone
Rri edhe mendoj
Po tere keta njerez
Valle kush i krijoi?

Shume po mendoj
Pasi ska mundesi
Qe te ndodhin vete
Tere keto mrekulli

Nje plak i moshuar
Drejt ne sy me pa
Qeshi i gezuar
Dhe pastaj me tha:

Ti mendohesh kot
Ku ska per tu menduar
Cdo gje qe egziston
Allahu e ka krijuar

[b]

 
26-09-05, 16:07
[b][color=green]SHPIRTI [color]


Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë

Ah unë po ndahem, do të thotë një herë

Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë

Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë

Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë

Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë

Se unë e kam trupin tash të dërrmuar

Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar

Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni

Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni

Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia

Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia

Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë

Një melek i vjen, e do ta kuvendojë

Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë

Vallë si jetove ti në atë botë

Obligimet që duheshin vallë a i praktikove

Apo me gjynahe, jetën ti e cove

Ia falim namazin pasi e ngrejmë

Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm

Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë

Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë

Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni

Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni

Ku është dashuria, që më parë kishit

Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit

Babai im ku është, sa fort që më donte

Ku është dhe nëna që pa mua s’duronte

Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte

Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s’kishte

Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar

Me njerëz të mirë, rrija i nderuar

Në varrin e errët, ah ç’u futa unë

Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë

Asnjëri nga shokët si di hallet e mia

Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia

Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë

Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.


*Na ruajte Zoti nga te ligat e kesaj bote!*

[b]

 
26-09-05, 16:08
O ZOT!


O Zot! Sjelli vëllezërive që të përhapin dashamirësinë,
që të mos coptohen mes vete duke përhapur armiqësinë.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura,
që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra.

O Zot sjelli vëllezerit të mos e shpenzojnë moshën kot,
se shumë është gabim të mendojnë vetëm për sot.

O Zot sjelli shqiptarëve që të fitojnë lumturinë e të dy jetëve,
edhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i tjera shteteve.

O Zot! Sjelli vëllezërve që nga ateizmi të shpëtojnë,
islamin si shkak shpëtimi asnjëherë të mos e harrojnë.

O Zot! Mësoju shqiptarëve shkakun e ardhjen në këtë botë,
duke u kujdesur të vënë re se njeriu çka do të thotë.

O Zot! Silli që tanët ta ndiejnë nevojën e bashkimit mes vete,
që të bëhen shembull dhe udhëzues për të tjera shtete.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që t'i përulen urdhërave të fesë,
që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të zotërojnë besim të fortë,
për ta zotruar atë nuk duhe ta kalojmë kohën kot.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë Zotin e vet,
që të mos u përulen krijesave dhe të jenë të qetë.

O Zot! Shpëtoji vëllezërit nga ndëshkimi i armiqve,
që të gjejnë rrugën Tënde të mos shkojnë pas tjerave.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të mos harrojnë vdekjen,
falja gabimet e tyre duke ia heqë qafës hekjen.

O Zot! Zgjoji vëllezërit tanë që të gjejnë rrugën,
që të mos harrojnë se atyre kush ua sjell bukën.

O Zot! Vëreji tanët që të dinë se do të japin llogari,
të mos kalojnë jetën në vende boshe si në angari.

O Zot! Sjelli vëllezerve që të bëhen besimtarë,
për ndryshe nuk vlen jeta, vetëm se është një barrë.

O Zot! Sjelli vëllezërve tanë që të bëhen të sjellshëm,
si në kohë të lashta kur ata ishin të hershëm.

O All-llah! Sjelli vëllezërve që të fitojnë hirën Tënde,
duke u mbështetur tek Ti, të mos adhurojnë tjetër vende.

[/b]

 
26-09-05, 16:09
Vëllezërit të dashur që kërkoni të jetoni qetë,
për punën tuaj kuvendoni e mos thoni se e di vetë.

Mbajuni të drejtës se aty është shpëtimi,
sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarë fitimi.

Në univers asgjë nuk është i çrregullt,
bile ende planetet qarkollojnë të rregullt.

Bëni studimin e të dy jetëve për të mos u penduar,
duhet të mos harroni se ku keni për të shkuar.

Mos studimi për jetën tjetër na kushton shtrenjtë,
t`i bashkojmë dy dijet atje për të fjetur qetë.

Të përpiqemi të mos jemi prej të vonuarve,
dhe shumë dobi të ëjmë nga provat e të moshuarve.

Ruzulli tokësor është një urë shumë e vjetër,
si do të kalojmë në to, na është lajmëruar me letër.

Ka nevojë që të zgjohemi pak me herët.
që të mos pendohemi si ato të tjerët.

Këtu urdhërat e Krijuesit pranoji si burrë,
që të fitosh mirësitë që nuk sosën kurrë.

Dije se ke ardhur në këtë jetë për t'u provuar,
nuk do të qëndrosh këtu por ke për të shkuar.

Ju që kërkoni rehatinë e mirë në jetën tuaj,
mund ta fitoni me ndihmën e Krijuesit tuaj.

Kujdesuni vëllezër kësaj jete të përkohshme,
se e ke përpara një jetë të gjatë e të përhershme.

Nga zjarri i haramit ruaju e kujdesu fije për fije,
që të fitosh lumturinë bën punën që të ka hije.

O vëlla ty kurrë të mos të mashtrojnë armiqtë,
mos i beso fjalës se tyre edhe kur të thojnë "shpirt".

Aeroplanin madhështor e ndërtoi njëri,
por mushkonjën e vogël nuk mundi asnjëri.

Përse kokëlartësohesh me begatitë e huaja,
kurse as veglat e trupit tënd nuk janë të tuaja.

Zoti të ka pajisur me shumë lloje shqisash,
të ka ndërtuar si njeri prej disa triljon qelizash.

 
26-09-05, 16:10
Vëllezër shqiptarë


Vëllezër shqiptarë, mbrojeni nderin,
sepse shkoi dimri, tani pritni verën.

Sikurse fëmijërinë që e pret rinia,
ashtu edhe skamjen pasuria.

Fraksionet e huaja keq na tradhtuan,
pa masë dhe pa hesapë na dëmtuan.

Ndërsa na zhduken traditat e mira,
e humbëm thelbin po na pëson fira.

Ligjeve t'pahijshme ti i dole zot,
pa menduar fare se ajo ështe kot.

Nga kokat e burrave e hoqën plisin,
ajo ishte fillimi për të na humbur fisin.

Nga kokat e grave u hoq shamia,
nuk shkoj vetëm ajo po edhe hija.

Burrat u shndëruan u bënë si femrat,
e humbëm burrërinë së bashku me emrat.

Me forcat e huaja i kundërshtuam fesë,
tek ne nuk mbeti as respekt as besë.

Mbrojini vëllezër cilësitë e larta,
dhe ligjet e fesë se ato janë të arta.

O vëlla, traditat e tua kombtare,
janë përgatitur me brumet fetare.

Kombi me fenë janë si lëkura me mish,
nuk duhet quajtur, si në trup këmishë.

Nderi respekti dhe mikpritja,
janë famët tona nga historia.

Shumë na do neve Perëndia,
ai na përmblodhi nga gjithësia.

Duke na mbushur me pasuri,
na ka parashtruar çdo mirësi.

Ai na ka afruar ajrin tek hunda,
asnjë gjë mendjes kundra.

Të gjitha qeniet njeriut shërbëtorë,
bile edhe Diellin madhëshorë.

Nuk pranon asnjë mençuri,
që të shpëtojmë pa dhënë llogari.

Pa hyrë në varr, s'mund të shpëtosh fare,
pa e dhënë këtë shpirt, nuk ke ti çare.

Secili në varrin e tij ka me hyrë vetë,
duhet të përgatitemi për të fjetur qetë.

Kurse nga kjo jetë ikin të barabartë,
të gjithë t'ëmbëlat me ato të thartë.

Ndërsa zullumqari shkon me të shtypurin,
edhe i vobekti bashkë me të ngopurin.

Çdo mirësi duke pritur falenderimin,
ne pa u përgatitur po presim mbarimin.

Shyqyr prej All-llahut u hapën xhamia,
mos të shkojmë vetë por edhe vëllazëria.

Të bëhëmi gati se na pret lumturia,
por për mëkatarin edhe vështirësia.

 
26-09-05, 16:11
MOTRA IME FISNIKE

Motra ime, vajza e nënës fisnike,
ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin si vajzë fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo është caktuar për burrin e vet,
duhet të mbrohet si letër sekret.

Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,
asnjëherë natën mos shko diku vetë.

Fatkeqësisht të tjerët ua kanë empozuar,
ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzë besimtare,
dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirë punën që po bën,
duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

O motra ime bëhu shembullore,
mos u përul si disa shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.

Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,
është një armë e mirë forcave të jashtme.

Ata ta hoqën formën që ke pasur,
ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë,
me femrat tona ne fort po na lëndojnë.

Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë,
sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

Motra fisnike ke shans sa je gjallë,
të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

O vajza besimtare dhe nëna fisnike,
mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike.

 
26-09-05, 16:12
Vëllazërimi


Shumë ju thirra ju kërkova,
zërin tuaj s'jua dëgjova.

O ju vëllezërit e mi,
se ku jeni nuk e di.

Më mori malli mua për ju,
nga kjo ëndërr dua me u zgju.

Më kllaposi dhimbje e madhe,
zemra ime është dërmuar fare.

Për një vëllazëri po flitet shumë,
por unë i gjori s'po e gjej askund.

O ju vëllezërit që sakrifikoni,
njëri-tjetrin pse s'po e kërkoni.

Jeni fshehur edhe zhytur,
në këtë botën e mbytur.

Pa më thoni ju të dashur,
ç'ka që qan kjo zemër e plasur.

Ç'ka që qan dhe gjëmon,
shpirti im fort më rënkon.

Ëndrra ime po më shkatërrohet,
Gjumi im po më trazohet.

...le të mblidhemi edhe një herë,
le ta sjellim atë pranverë.

Pranverë me gonxhe plot,
lule të harruara nga mot.

 
26-09-05, 16:19
SULMI I FUNDIT




Shikoj pishinën e vockël ,ku peshqit pasionojnë kalimtarët
Ushqehen nga ato,kënaqësi e përbashkët
Fëmijt marrin dhenë në shtrojën e bukur të kullosës,shikoj...
Me mall,me dhimbje
Dua ta largoj mallin,nuk mundem,edhe po të dua,zemra më qanë
Ka filluar sulmi-më thot dikush në vesh
Përdorin helikopterët,aeroplanët...
Fshatra të tërë janë rrafshuar për tokë,po edhe qyteti more gjuhet
Ka të vrarë-shqiptarë
Fëmij,pleq,gra
Nënë e bij,babë e bir të masakruar nga mortajat
Pishina që kam pranë e dekoruar me gurë për rreth dhe shtartin e gjelbër të kullosës mu bënë kuq përära syve
Fëmijët më thërasin të luaj me topin...ah!Që më vinte ky zë prej së largu,kur pash fëmijun tim të më shkundë krahërorin
Sa shumë të mira keni ore bijt e mi-ju them
Luani,luani, tash babi do vi t`ju bashkangjitem
Ju shkon zëri deri në qiell nga gëzimi
Shijojnë ajrin e pastër në Chavanne dhe kullosën e gjelbër
Shikojn lisin e bukur të mbrojtuar nga ligji,dhe pishinën me peshqi
Kënaquni bijt e mij,kënaquni-psherëtis me dhimbjen e madhe
E moshatarët e juaj?...
Ato të nënshtruar nën breshërin e predhave gjakatare sllave
E ju i ushqeni peshqit me grimcat e bukës në pishinën akuarium
Dhe gjuni topin të lirë në kullosën e gjelbër

Ore,po Sllupçani,Vaksinca...Likova e tërë...O!
Hatixhja,kjo nënë trime,kjo burneshë e madhe:
Nuk kam ku shkoj më larg se shtëpis sime,UÇK janë vëllezërit e mi
dhe nuk i lëmë vetun,le të na gjuaj shkau se nuk e kam ndër mend
të lë shtëpinë-e vendosur fliste ajo
Ore,po Shipkovica,Gajrja,Poroji...Tetova e tërë
Nënë e bij në obor të tyre masakrohen nga predha
E Jehona e vogël në rrugë duke shkuar të blen bukë
Buk o shka i shkinës,buk
E ti e gjuajte me plumb,ja more jetën e njomë që sapo kishte lëshuar lulzimin...O Zoti im më bën të fortë...të përballoj dhimbjen
Vriten pse janë shqiptarë ej

Luani bijt e mi luani,do vi babi tju bashkangjitem në lojën me top
Shijoeni ajrin,kullosën,pishinën akuarium
Mos paçi dhimbje asnjëherë bijt e mi,jeni të lirë...shijoeni lirinë
Zoti ju bekoftë...kënaquni ju bile
Moshatarët e juaj presin breshërin e predhave...bijt e mi

Radusha?O!...Radusha,Bojana...Dervendi i tërë
Jehoji krisma në Radushën e madhe mu sikur në Sllupçanin legjendarHaraçinë
I mësuan si luftohet,kush lufton dhe kush duhet të vritet
Nuk vrasim ne civilë JO o shka i shkinës-thonë trimat
E ti po,ti vret...femij,gra,pleq
Nuk u kënaqe as në gazibabë kur vrave njerëz duke fjetur
Po Lubeteni?
Çka gjete në Luboten që bëre krimin
Të vrarë pas shpine,nga afër-thonë të gjallit e mjerë
Thonë edhe dëshmitarët e huaj-o kriminel
Janë me dhjetara të vrarë me qindra të torturuar
Kështu thonë dëshmitarët...janë egzekutuar thonë ato

Oh!Nënë,sa më mungon fjala jote e butë
Në këtë dhembje të madhe
As Bukoviqi nuk mbeti pa prekur,edhe atje vranë-shqiptarë
Katilat,katilat...

Gjuma topin babit,gjuma
Ti bi me këmbë sa kam fuqinë... [

 
28-09-05, 20:34
The Best Moderator jeni po a qaq pritove Spaku me e Fshi gjith ate tek Textet kur i ke ber edit [b]SULMI I FUNDIT

[size=18]

Keot i Fshishe gjith e jo mei len aty ku jan sepse nuk kan nje dokje te mir me Textet sikur te kisha Mundur te kisha Ber EDIT doti kisha rregullu por ju as skeni Lejuar nje gje te till dhe as Nuk i Editoni sikur qe duhet .
Skam asgje kunder rregulla eshte rregull por kur ja nis nje Pune dili ne qosh sikur qe duhet e jo vetem me ja Humbur Dokjen edhe ketyre qe i kam Postuar ketu .
Ju Pershendes . RENTISI

 
06-10-05, 21:50
MIRË SE ERDHE NMESIN TONË


Të lumt ne ja gëzimi jonë

Ramazani nmesin tonë

Ty Allahu të ka caktue

Mshirës sTij me na afrue

Mirë se erdhe fati jonë

O prenvera e shpirtit tonë

Ti na sjellë ne çdo të mirë

Lidhë shejtanin në zinxhirë

Nty Allahu çon mirësinë

Shumë rahmet për krejt njerëzinë

Fort të madh namin e mban

Se nTy Zoti çoi Kur-an

NTy një« natë« veç sa ka vlera
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden