Libra fetare


Libra nga Harun Yahya - të përkthyera në shqip

Kategoria: Shkencor/Fetar

================================================


FATKEQËSITË QË SOLLI DARVINIZMI PËR NJERËZIMIN



Shekulli i njëzetë, të cilin sapo e kemi lënë pas, ishte shekull luftrash e konfliktesh, që çuan në katastrofa, dhimbje, masakra, varfëri e shkatërrimë të pallogaritshme. Miliona njerëz u vranë, u masakruan, u braktisën e u lanë në kthetrat e urisë e të vdekjes, në mëshirë të fatit, pa shtëpi a një vend ku të fusnin kokën, pa mbrojtje apo mbështetje. Të gjitha këto: në emër të disa ideologjive të gabuara. Pothuajse të gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajnë vulën e tiranëve dhe diktatorëve: Stalin, Lenin, Trock, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko… Disa prej këtyre diktatorëve i bashkonte një ideologji, ndërsa disa të tjerë ishin armiq për vdekje. Për arsyen e thjeshtë se ideologjitë e tyre binin në kundërshtim me njëra-tjetrën, ata e zhytën shoqërinë njerëzore në konflikte, nxitën vëllavratjen, i futën njerëzit në luftë me njëri-tjetrin, i bënë të hedhin bomba, të djegin shtëpi, të dalin në demonstrata të pakontrolluara, të rrihnin pa mëshirë të rinjtë, të vjetrit, gratë, burrat e fëmijët, të pushkatonin të pafajshmit… Ishin aq mizorë sa ia vinin armën në kokë dikujt dhe, duke e parë në sy, e vrisnin e më pas ia shkelnin trupin me këmbë, vetëm e vetëm se ai përkrahte një ide tjetër.


Teksti i plotë në dizpozicion

 Shkarko në formatin Acrobat (pdf) 921.1 KB

 Shkarko në formatin MS Word (rtf) 112.3 KB

================================================


GJUNJËZIMI I EVOLUCIONIT



Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për teorinë e evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Po sa i saktë është ky mendim? Me pak durim çdonjëri mund të kuptojë se një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, teoria e evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish. Kjo filozofi është "materializmi", e +-cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë. Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Nisur nga kjo, ai mohon ekzistencën e Krijuesit, Allahut të Madhëruar. Duke e reduktuar çdo gjë në nivelin e materies, nocioni i mosekzistencës së asgjëje përveç materies e transformon njeriun në një krijesë që i kushton vëmendje vetëm asaj dhe e largon atë nga vlerat morale të çdo lloji. Kjo është pika e fillimit të shkatërrimit për individin.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin Acrobat (pdf)

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


ISLAMI DËNON TERRORIZMIN



Si muslimanë, ne dënojmë fuqishëm sulmet në të dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme nxitën vënien e çështjes ë rëndësishme të burimit të vërtetë të terrorizmit në qendër të diskutimeve dhe vëmendjes së botës. Shumë udhëheqës të botës, organizata të mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione radio-televizive thanë se Islami e ndalon dhunën dhe nxit paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet përëndimore që kishin arritur ta kuptonin mirë Fenë Islame dhe që ishin të mirëinformuar për Islamin burimor u shprehën qartë se fjalët "Islam" dhe "terror", nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin Acrobat (pdf)

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


KRIJIMI I UNIVERSIT



Si u krijua ky univers i paskajshëm ku ne jetojmë? Si u shfaq ekuilibri, harmonia dhe organizimi në këtë univers? Si arriti bota ku ne jetojmë të bëhej një strehë kaq e sigurtë për ne? Këto pyetje që në agim të historisë së njerëzimit kanë tërhequr vëmendjen e shumë mendimtarëve. Mes tyre ka patur edhe shkencëtarë dhe/apo filozofë, të cilët kanë kanë studiuar dhe analizuar të bazuar në logjikë dhe arsye (prakticizëm) këto pyetje dhe kanë arritur në përfundimin e përbashkët se: Përsosmëria e rre-gullit dhe projektimit në univers janë një tregues i qartë për ekzistencën e një Krijuesi Suprem, Zotërues i gjithësisë. Kjo është e një e vërtetë e padiskutuar e që mund të arrihet duke vënë në punë inteligjencën tonë. Këtë realitet Allahu e ka deklaruar para 14 shekujsh në librin e Tij, Kuranin, të cilin e zbriti si udhëzim për njerëzimin. Aty njoftohemi edhe mbi krijimin e universit nga mosekzistenca, organizimin e tij për një qëllim të veçantë dhe krijimin e të gjitha sistemeve dhe ekuilibreve në univers për të mundësuar jetësën njerëzore. Në një ajet të Kuranit, Allahu i fton njerëzit të arsyetojnë mbi këtë aspekt në vargun pasues: "A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi". (Naziat, 27- 30)


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin Acrobat (pdf)

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


MREKULLITË E KURANIT



Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t'i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin Acrobat (pdf)

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


POPUJT E ZHDUKUR



Libri që keni në dorë është një studim unik i llojit të tij, për vetë faktin se ai bën një sintezë të historisë klasike dhe historive të disa prej popujve të përmendur në Kuran. Në përgjithësi, historitë kuranore janë trajtuar të ndara nga historia klasike dhe ato pak përpjekje që janë bërë nga dijetarët islamë në kohë të ndryshme nuk mund të konsiderohen të plota, sepse kanë mangësi të dukshme në metodën studimore, pasi nuk bazohen në standartet e pranuara sot për një studim shkencor. Studiuesit kristianë i kanë dhënë më tepër rëndësi lidhjes midis historisë klasike dhe historive të Biblës dhe kanë botuar një sërë librash për këtë temë. Njëkohësisht duhet të pranojmë se studiuesit muslimanë kanë mbetur disi prapa në këtë drejtim, megjithëse kohët e fundit kanë filluar të shfaqen disa përpjekje për mbushur këtë boshllëk. Një nga përpjekjet më serioze dhe më të kompletuara në këtë fushë është libri që keni në dorë, i cili mund të klasifikohet për momentin si libri më i mirë që flet për këtë temë. Ky është pikërisht shkaku që na shtyu të merrnim përsipër përkthimin dhe botimin e këtij libri, duke shpresuar se ai do të shërbejë si udhëzues për studiuesit në të ardhmen.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin Acrobat (pdf)

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


TË MENDOSH THELLË



Qëllimi i këtij libri është të ftojë njerëzit të "mendojnë siç duhet" dhe të tregojë rrugët e "të menduarit të drejtë". Ai që nuk mendon, do të mbetet tërësisht larg nga e vërteta, do ta kthejë jetën e tij në vetëmashtrim dhe do ta fusë në rrugë të gabuar. Si rrjedhim, ai nuk do ta kuptojë qëllimin e krijimit të botës dhe arsyen e ekzistencës në të. S'ka dyshim se Allahu ka krijuar gjithçka me një qëllim të caktuar.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin Acrobat (pdf)

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


BOTA E MIQVE TONË TË VEGJËL MILINGONAVE



Gjatë rrugës për në shkollë, Omeri ecën pranë kopshtit të një shtëpie matanë rrugës dhe qëndron aty pakëz. Në këtë kopsht jeton një mik i tij i veçantë. Askush nuk e njeh këtë mik por Omeri e don shumë. Omeri asnjëherë nuk harron ta vizitoj mikun e tij dhe kënaqet shumë me miqësinë e tyre.Mbi të gjitha ai ka një mik i cili është më inteligjent se të gjithë të tjerët. Edhe pse shumë i vogël, miku i tij mund të bëj shumë gjëra të rëndësishme. Ai madje është punëtor i madhë.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin Acrobat (pdf)

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


TË PËRKUSHTUAR NDAJ ALLAHUT



Një Musliman është një person i cili kupton që Allahu ka fuqi mbi të gjitha gjërat dhe se vdekja nuk është fundi por një kalim në vendqëndrimin real të njeriut ( bota e Pertejme). I njohur me këto fakte, ai e eviton me kujdes ndërtimin e jetës së tij "buzë greminës". Ai kthehet nga Allahu, duke e ditur se Ai është Zotëruesi i vërtetë dhe Krijuesi i jetës, vdekjes dhe asaj që vjen pas saj. Në këtë sistem të krijuar nga Allahu, ai kupton që pasuria, pozita shoqërore apo pamja e bukur nuk janë mjetet që e çojnë njeriun drejt suksesit; ato janë vetëm "raste" që ndodhin nën urdhërat e Allahut, që vlejnë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.
Një Musliman është i tillë sepse ai kërkon aprovimin e Allahut. Ky është dhe dallimi kryesor mes Muslimanëve dhe njerëzve të tjerë. Muslimanët e shohin fenë si një mënyrë për të fituar kënaqësinë e Allahut, kurse shumica e njerëzve e marrin këtë si një sistem bestytnish që zënë një pjesë të mirë të jetës së tyre.


Teksti i plotë në dizpozicion


Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


KUR'ANI PRIN RRUGËN DREJT SHKENCËS



Studimet shkencore të ndjekura nga shkencëtarët materialistë të paaftë të shohin të vërtetën, sidomos në dyqind vjetët e fundit, kanë bërë që të shpenzohet mjaft kohë, të bëhen kërkime të kota dhe të derdhen miliona dollarë.
Ka një fakt që duhet të shihet qartë: shkenca mund të përftojë rezultate të besueshme vetëm nëse pranon si objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave të krijimit në univers dhe përpiqet vetëm drejt këtij fundi. Shkenca mund ta arrijë qëllimin e saj në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm nëse orientohet nga drejtimi i duhur, pra nëse udhëhiqet drejt.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN



Projekti i gjenomit njerëzor - një përpjekje për të krijuar hartën e përafërt të gjenomit njerëzor, u konkludua dhe kështu u bënë të njohura për njerëzimin detajet e 'informacionit gjenetik' të cilat e bënë të njohur faktin se sa i madhërishëm është krijimi i qenieve të gjalla nga Përëndia. Sot, secili që i mer në konsideratë rezultatet e këtij projekti dhe që e sheh se një qelizë e vetme njerëzore përmban mjaft informata sa për tu deponuar në mijëra faqe enciklopedishë, e kupton se qfarë mrekullie e madhe e krijimit është kjo.
Kur ti e lexon këtë libër, do ta shohësh gjithashtu se filozofia materialiste e cila e mohon Përëndinë po e arrin fundin e saj dhe se në shek. 21 njerëzimi do ti kthehet pranimit të qëllimit të njëmendtë të krijimit duke u çliruar nga mashtrimet si evolucioni.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


ISAI (JEZUSI) DO TË KTHEHET



Jezusi (Isai) (as - paqja qoftë mbi të), sikurse edhe gjithë profetët tjerë, është rob i zgjedhur i Allahut, të cilin Allahu e caktoi për t'i thirrur njerëzit në rrugën e vërtetë. Mirëpo, ekzistojnë disa veti të Isait (as) që e veçojnë atë prej profetëve të tjerë, duke qenë ngritja (lartësimi) e tij tek Allahu dhe ardhja e sërishme e tij në tokë ajo më e rëndësishmja prej tyre.
Dëshmia se Isai (as) nuk vdiq, se ai u ngrit në praninë e Allahut dhe se do të kthehet prap do të hulumtohet në këtë libër në dritën e vargjeve Kur'anore.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


PROFETI MUSA (MOJSIU) (AS)



Në këtë libër do ta hulumtojmë jetën e Profetit Musa siç është përshkruar në Kur'an. Do t'i hulumtojmë ndodhitë që ai ka përjetuar ashtu siç janë përshkruar. Në thelb, ndodhitë në jetën e Profetit Musa nuk duhet të merren thjeshtë si ndodhi të së kaluarës së lashtë, por më shumë si ndodhi dhe shembuj për të ndriçuar vet jetërat tona sot.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


DISA SEKRETE TË KUR'ANIT



çdo njëri që e lexon Kur'anin dhe e len të vendoset në zemëren dhe shpirtin e tij, i cili konsideron jetën, ngjarjet dhe njerëzit për rreth tij me qëndrimin e një përsoni besimtarë, dhe i cili e merr Allahun për shokë të vetëm mund t'i shohë sekretet e shpallura në Kur'an. çdo ngjarje, e rëndësi- -shëme apo jo, nxën vend rrjedhimisht; asgjë nuk paraqitet si rezultat i një rastësie. Një sekret, qëllim i shenjët dhe i mirë i Allahut vendoset prapa secilit prej tyre. Nëse njerëzit veprojnë sinqerisht dhe gjithmonë kthehen te Allahu, atëherë ata mund t'i vlerësojnë këto sekrete dhe urtësinë prapa tyre.
Njëri që i kupton sekretet e Kur'anit dhe e vëren eksistimin e këtyre sekreteve në jetë afrohet më afër Allahut dhe konsilidon shoqëri me Të. Këta njerëz kanë kuptim ma të mirë për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të tokës dhe të arrijnë vlerësim më të mirë të fuqisë, urtësisë dhe diturisë së Tij. Ata kuptojnë se nuk ka asnjë shokë apo mbrojtës tjetër pos Allahut. Ata ndiejnë emocine dhe kënaqësinë e të pamurit dhe kuptimin e urtësisë dhe sekreteve që Allahu krijon në çdo moment të vetëm. Allahu zbulon më shumë sekrete në krijimet e Tij për kësi njerëzish. Edhe nëse jeta e këti përsoni duket e ngjashme me të tjerëve, Allahu, faktikisht, krijon diçka të jashtëzakonshëme për atë përson në çdo minut. Allahu do t'ua paraqët këto çdo njërit që sinqërisht dëshiron të shoh urtësinë dhe sekretet e Tij në krijimet e Tij.
Siç Allahu thotë në Kur'an:
Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm. (Enbiya': 106)


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


E VËRTETA E JETËS SË KËSAJ BOTE



Në këtë botë asgjë nuk është e pavdekshme. Koha punon kundër të gjithave çka është e mirë dhe e re. Shumë shpejt autoja e re del nga moda me daljen e një modeli të ri të prodhuar. Në të njejtën mënyrë, dikush mund të lakmojë në shtëpitë luksoze të të tjerëve apo në shtëpi shumëdhomëshe me pajisje të arta shtëpiake, që i ka parë ndonjëherë, humb interesimin ndaj shtëpisë së vet dhe nuk mund të mos i ketë zili.
Një kërkim i pafund për të rejat dhe për të mirat, duke mos i dhënë rëndësi asaj që e ka arritur, kundërshtimin e të gjithave çka është e vjetër dhe shpresa në diçka të re: këta janë rrathët vicioz që njerëzit gjithkund i kanë përjetuar gjatë historisë. Por një njeri intelegjent do të duhej që të ndalej dhe të pyes veten për një moment: pse të ndjek ambiciet e përkohshme dhe a ka arritur ndonjëherë ndonjë gjë nga këto kërkime? Më në fund, ai duhet të tërheq përfundim se "ekziston një problem radikal nga kjo pikëpamje." Sidoqoftë, njerëzit, duke iu munguar ky lloj arsyetimi, vazhdon kërkimin e ëndrrave që vështirë se do t'i arrijë.


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


T'A MËSOJMË FENË TONË- ISLAMIN



Të dashur fëmijë, në këtë libër do të flitet për gjëra të rëndësishme për të cilat ke menduar ndonjë herë...
Këtu në këtë libër, do të flasim për fuqinë e Allahut i Cili krijoi nënën tënde, babain, të gjithë njerëzit tjerë, kafshët, bimët, shkurtimisht të gjitha qeniet e gjalla, tokën, diellin, hënën dhe tërë gjithësinë. Do të flasim për fuqinë dhe diturinë e paskajshme të Zotiti tonë dhe çfarë Ai dëshiron që ne të bëjmë dhe çfarë nuk dëshiron që ne të bëjmë. Mos harro se këto janë gjëra shumë të rëndësishme, që do t'iu sjellin dobi shumë në të ardhmen!


Teksti i plotë në dizpozicion

Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


DITA E GJYKIMIT



]Dita e Gjykimit, e cila do t'ia sjellë "vdekjen" gjithësisë mu sikurse vdekja e njerëzve, është një çështje për të cilën njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë; ata parapëlqejnë ta konsiderojnë atë si një gjë pak të mundshme dhe të largët. Ata kanë një ide të paqartë për atë që do të ndodhë atë Ditë, por pasiqë vetëm mendimi për të i frikëson ata, njerëzit janë të prirur ta harrojnë atë. Ata thjeshtë parapëlqejnë të vazhdojnë jetërat e tyre në vend se të ballafaqohen me të.
Ky libër zbulon Ditën dhe ngjarjet e saj dhe paralajmëron për vështirësitë e asaj Dite. Ajo që është më e rëndësishmja është se Dita e Gjykimit është një realitet për të gjithë njerëzit dhe, si e tillë, nuk duhet injoruar. Ky libër do t'ju ndihmojë që të mendoni për ekzistencën dhe realitetin e saj në dritën e vargjeve Kur'anore.


Teksti i plotë në dizpozicion


Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


ALLAHU NJIHET PËRMES ARSYES



Shtytja kryesore e këtij libri është t'ia mundësojë lexuesit të jetë dëshmitar i ekzistencës së Allahut me urtësinë e tij. Disa njerëz nuk besojnë në ekzistencën e Allahut dhe të tjerët thonë se besojnë në ekzistencën e Tij, por jo me urtësinë dhe vetëdijen e tyre, por sepse janë mësuar të bëjnë kështu. Mirëpo pasiqë nuk mendojnë dhe nuk e përdorin urtësinë e tyre, nuk i përmbushin kërkesat që të besuarit në Allahun padyshim kërkon. Mirëpo, besimtarët e pajisur me urtësi, shohin detajet e ekzistencës së Allahut dhe të krijimit me mendjen dhe arsyen e tyre dhe i frikësohen Allahut, I Cili ka fuqi të amshueshme.


Teksti i plotë në dizpozicion


Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================


FRANKMASONERIA GLOBALE



Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen që t'a kuptojnë "vëllazërinë" dhe t'a kritikojnë atë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtetë ata nuk janë.
Kjo libër përmban shpjegim korrekt të Masonerisë si një shkollë filozofike ku ndikimi më i rëndësishëm për bashkim ndër masonët është filozofia e tyre- që më së miri mund të përkufizohet me termet, si "materializëm" dhe "humanizëm laik". Por, në të vërtetë kjo është një filozofi e çoroditur e bazuar në supozimet falso dhe është një teori me defekte. Kjo është pika themelore fillestare nga e cila duhet të kritikohet masonizmi. Është me rëndësi të ceket që në fillim se kriticizmi i tillë është i rëndësishëm, jo vetëm që të informohen jo-masonët mbi këtë çështje, por gjithashtu edhe t'i ftojë vetë masonët që të shohin të vërtetën. Natyrisht, masonët, si çdokush tjetër janë të lirë të zgjedhin, dhe mund të marrin cilëndo pikëpamje globale që dëshirojnë dhe të jetojnë sipas asaj pikëpamjeje. Kjo është e drejtë e tyre natyrale. Por edhe të tjerët gjithashtu kanë të drejtë që t'i tregojnë gabimet e tyre dhe t'i kritikojnë, çka është edhe synimi i këtij libri.


Teksti i plotë në dizpozicion


Shkarko në formatin MS Word (rtf)

================================================





Mrekullitë E Kuranit (prezentim me flash)

Katërmbëdhjetë shekuj me parë, Zoti zbriti Kuranin, për të udhëzuar njerëzimin në rrugën e drejtë. Që nga dita e zbritjes së Tij e deri Ditën e Gjykimit, ky Libër i Shenjtë do të mbetet udhëzuesi i vetëm për njerëzimin.
Stili i paarritshëm dhe Urtësia e përkryer që ndeshen në Kuran janë një provë e qartë e burimit hyjnor të këtij Libri.
Por evidencat që provojnë saktësinë e Kuranit nuk mbarojnë me kaq; një nga këto evidenca është përmendja e një numri faktesh shkencore që janë zbuluar vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, ndërkohë që Kurani ka zbritur rreth 1400 vjet më parë. Sigurisht që këto fakte, as që mund të imagjinoheshin në kohën e zbritjes së Kuranit, gjë që e thekson akoma më tepër burimin hyjnor të Tij.
Këtu ju mund të shihni këtë prezantim tërheqës.





Për t'i shikuar në formatin Acrobat (pdf) ju duhet programi Adobe Acrobat Reader

 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden